Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka thënë se akuzat që po drejtohen nga ajo në prag të zgjedhjeve po e shqetësojnë familjen e saj.
Daka, në një konferencë për media deklaroi se shqetësimet që po i përjeton familja ime janë të rrezikshme, shkruan Gazeta inFokus.
“Shqetësimet që po i përjeton familja ime janë të rrezikshme, shkurt shqip dhe qartë është ligji dhe Aktgjykimi që ua pamundëson kandidimin unë nuk e kam shkruar e as nuk e kam votuar . Unë nuk e kam shkruar as Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, çdo person mund të ankohet në PZAP dhe Gjykatën Supreme. Si gjyqtare dhe Kryetare e KQZ’së i garantoj qytetarët se do t’i respektoj ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Daka.
Kujtojmë se pas vendimit të KGJK’së për moskandidimin e 47 kandidatëve për deputet, janë drejtuar akuza nga Daka.