w 116 560x416 - Vjedhje në një lokal në Ferizaj

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Ferizaj. Persona të panjohur kanë depërtuar në një lokal dhe pretendohet se kanë vjedhur pajisje elektronike dhe disa kartela grafike.

Lajmin për rastin në fjalë e ka raportuar në Polici vetë pronari i lokalit.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën, rreth orës 4:00 të mëngjesit.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se perona të pa njohur me forcë kanë depërtuar në lokalin e tij dhe nga aty kanë vjedhur pajisje elektronike dhe disa kartela grafike. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.


www.foxshop-ks.com