w 560x360 - Tre ish-anëtarë të Vetëvendosjes në Ferizaj i bashkohen PDK-së

Elmi Reçica i PDK-së ka bërë të ditur se tre anëtarë të Vetëvendosjes në Ferizaj iu janë bashkuar partisë që udhëhiqet nga Enver Hoxhaj.

Lajmin e ka bërë të ditur Reçica përmes një shkrimi në Facebook.

“Në takimin e mbrëmshëm në Ferizaj, familjes politike të PDK-së iu bashkuan Albulena, Besiana dhe Muhameti, anëtarë të familjes së nderuar Ibrahimi, familje e cila deri më tani ishte pjesë e Vetëvendosjes. Nga sot do të jenë votues dhe kontribues të jetësimit të vizionit dhe programit qeverisës të PDK-së. Të rinjtë të cilët votojnë për herë të parë, çdo ditë e më shumë po i besojnë planit të #Rimëkëmbjes shtetërore, program që do ta realizojmë bashkarisht. Rinia na motivon që të përkushtohemi në jetësimin e Kosovës së rimëkëmbur e të zhvilluar”, ka thënë ai.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.