w 8 560x416 - Hoti kërkon vota në Ferizaj dhe Kaçanik

Të shtunën, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e kishte rezervuar për rajonin e Ferizajt.

Kandidati për kryeministër nga kjo parti Avdullah Hoti, bashkë me partiakë të tjerë, tubimet i filluan në Han të Elezit nga mesdita.

Në këtë qytet kufitar, Hoti premtoi se në qeverisjen e tij do të funksionalizohet gazsjellësi nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut, si rrjedhojë e Marrëveshjes së Washingtonit.

Më tej, ai vazhdoi në Kaçanik ku theksoi mbështetjen e ofruar për ekonomitë familjare dhe bizneset, teksa premtoi edhe përkrahjen për infrastrukturë në këtë komunë.

Ndalesa e radhës për LDK-në të shtunën ishte Ferizaj. Nga këtu Hoti përqeshi rivalët për ndërrim të qëndrimeve, teksa u zotua për realizimin e një sërë projektesh lokale atje.


www.foxshop-ks.com