ferizaj 2 780x439 1 600x360 11 560x360 - Shtatë kafiteri në Ferizaj gjobiten për mosrespektim të masave anti-covid

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes inspektoratit Sanitar është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të zbatimit të masave antiCOVID në festat e marsit.

Gjatë natës së mbrëmshme janë gjobitur shtatë kafiteri në regjionin e Ferizajt, njofton Klan Kosova.

Këtë për KlanKosova.tv e ka konfirmuar Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi.

“Mbrëmë janë gjobitur shtatë kafiteri në regjionin e Ferizajt. Katër përshkak të mosrespektimit të distancës, dy për mosmbyllje të lokalit në ora 22:00 dhe një për mosmbyllje të lokalit në ora 22:00 dhe mosrespektim të distancës”, tha Thaçi.


www.foxshop-ks.com