Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt do të pajiset për herë të parë me Tomografi të Kompjuterizuar (CT), shkruan Gazeta Infokus.
Kjo është bërë e ditur nga ShSKUK pas një vizite në spitalin e kësaj komune.
“Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës dhe drejtori i përgjithshëm, dr. Valbon Krasniqi vizituan Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt.Gjatë vizitës i prezantuan investimet që do të bëhen nga ShSKUK në këtë Spital, ku parashihet të pajiset për herë të parë me Tomografi të Kompjuterizuar (CT).Përmes këtyre pajisjeve do të lehtësohet trajtimi i pacientëve dhe puna e stafit mjekësor”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës dhe drejtori i përgjithshëm, Valbon Krasniqi, ofruan përkrahje të mëtejme, qoftë përmes investimeve kapitale, furnizimit me barna dhe material shpenzues, por edhe me paisjet e nevojshme mjekësore.