Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar një muaj paraburgim qytetarit G.K., për shkak se dyshohet se ka kërcënuar një punëtor në Entin Special në Shtime.
Sipas njoftimit të Gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se më 18 mars, G.K., me dashje e ka dëmtuar pronën e Entit Special, fillimisht duke vendosur një zinxhirë në portë, më pas me veturën e tij e ka goditur portën.
Në të njëjtën kohë, i dyshuari e ka kërcënuar rojën e Entit Special në Shtime me fjalët ‘do t’ju kalli dhe do t’ju qoj në hanë krejtve’.