Gjykata Themelore e Ferizajt i ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpiak” ndaj G.Xh, i cili dyshohet se ka dhunuar një vajzë të mitur e moshës 16 vjeçare.
Gjykata ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit.
I dyshuari më datë 21 maj në një nga hotelet në rrugën Ferizaj-Prishtinë ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën, të mitur e moshës 16 vjet.
“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka refuzuar si të pa bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, ndërsa të njëjtit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, njofton Gjykata Themelore e Ferizajt përcjell Klankosova.tv
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.