Prishtina Weather ka publikuar parashikimin e motit për sot dhe ditët e ardhshme.
Sipas këtij parashikimi, edhe gjatë ditëve të ardhshme do të ketë temperatura të larta në vend.
29.06 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë.
30.06 – Shumë nxehtë e kryesisht me diell. Pasdite me vransira kalimtare, e përreth viseve malore me mundësi për rrebeshe të shkurta shiu.
1.07 – Nxehtë e pjesërisht vranët. Pasdite vende-vende me mundësi për rrebeshe shiu e bubullima.
2.07 – Jo edhe aq nxehtë, me vransira dhe diell. Nga mesdita priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.
Deri ditën e mërkurë temperaturat do të jenë me një trend rritës, e më pas në rënie, paksa edhe nën vlera mesatare. Temperaturat minimale luhaten nga 13C deri 17C, e maksimalet deri të mërkurën arrinë në 36C, e më pas të premten zbresin deri në 26C e 28C.
Era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 5-10m/s, e nga e enjta nga krahu verior 4-11m/s.
Shtypja atmosferike pasi që shënon rritje ditën e hënë, deri të enjten me tendencë të rënies.