Në dalje të Ferizajt, Policia po ndalon autobusë për t’i gjobitur qytetarët që s’i kanë vendosur maskat.
Veprime të tilla policore kanë ndodhur vazhdimisht edhe në disa komuna të tjera, ka bërë të ditur Policia.
Në 24 orët e fundit janë shqiptuar 515 gjoba ndaj atyre që i kanë shkelur masat anti-COVID.