551 560x416 - Viti: Bastiset shtëpia e të dyshuarit për prodhimin e parave falso

Në Policinë e Kosovës,në Viti ditë më parë ishin raportuar disa raste për monedha të falsifikuara. Pas një pune të gjatë Operative dhe hetimeve në vazhdimësi përmes rrugëve operative, Njësitet hetuese të Policisë së Kosovës nga Vitia i kanë rënë në gjurmë të dyshuarit dhe sot rreth orës 07:30 min në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit V. E. (1983) në fshatin Bibaj, Komuna Ferizaj në dyshimin e bazuar se i njëjti është duke prodhuar dhe shpërndarë monedha të falsifikuara (letër).

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi materiale për gjykatë:

• 32 x 20 euro (Monedha),
• 5 x 10 euro,
• 1 x5 euro,
• një printer me ngjyra,
• një kompjuter laptop,
• mjete të nevojshme për prerje si (skallper, brisk, gërshërë, izolatorë, letër folie, një vule për numra, një maskë plastike si dhe një shirit folie).

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK tha se Policia e Kosovës, njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Vitisë veq i kanë gjashtë (6) raste të hapura si dhe disa raste të pa raportuara që besohet se lidhen me personin e dyshimtë për shpërndarje të monedhave që dyshohet të jenë të falsifikuara.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ku janë gjetë fakte të qëndrueshme se i dyshimti besohet se ka kryer vepra të njëjta përveq në Viti edhe në disa qytete tjera të Kosovës si në: Gjilan ,Ferizaj, Kaçanik, Shtime dhe në qytete tjera të vendit”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

Është njoftuar prokurori i shtetit e i cili jep urdhër për ndalim policor të dyshuarit prej 48 orëve.

Rasti është duke u hetuar.


www.foxshop-ks.com