20160115 things never to but at supermarket 1 560x416 - Mashtrimi i radhës në marketet kosovare, çmimi ndryshe në reklamë, tjetër në arkë (Foto)

Rastet e vjedhjeve nëpër dyqanet tona po bëhen të shpeshta.

Pothuajse çdo ditë adresohen ankesa nga konsumatorët për mashtrimet në çmime apo edhe për cilësinë jo të mirë të produkteve, shkruan Indeksonline.

Një lexues i Indeksonline në marketin ‘Interex’ në Mitrovicë ka treguar se si në dy produkte ka pasur mashtrim në çmim.

Ai ka treguar se si një produkt frigo në rafte ka çmimin 6 e 99 cent, ndërsa i është faturuar 7.99 cent.

MARKET1 - Mashtrimi i radhës në marketet kosovare, çmimi ndryshe në reklamë, tjetër në arkë (Foto)

Po ashtu, edhe produkti ‘amoniak’ në raft çmimi i vendosur ishte 0.79 ndërsa në arkë i është faturuar 0.89 cent.

Për këto dy mashtrime, qytetari në fjalë është ankuar tek menaxherja e marketit.

Kjo e fundit, pasi kishte parë faturat dhe çmimet reale të produkteve i kishte kërkuar falje dhe i kishte kthyer 1.30 centët.

Po ashtu, sipas konsumatorit ajo ka larguar edhe çmimet menjëherë nga raftet.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh kështu, pasi vjedhjet nëpër dyqanet me centë janë të shumta.

Mirëpo, edhe konsumatorët kanë filluar të vetëdijesohen duke i raportuar këto raste./Indeksonline/

MARKET2221 - Mashtrimi i radhës në marketet kosovare, çmimi ndryshe në reklamë, tjetër në arkë (Foto)

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.