cssss 560x416 - Fotoja sportive më e dhimbshme e vitit të kaluar

Dot vajin e lotët nuk i ndalte futbollisti i Ferizajt, Shkëmbim Salihu, i cili e mori shumë afër zemrës largimin e skuadrës së tij nga elita. Ferizaj u mund me penallti 3:2 nga Vllaznia e Pozheranit, ngase në kohën e rregullt u mbyll ndeshja 0:0 dhe pas vazhdimeve 1:1. Fotoja sportive më e dhimbshme e javës në Kosovë, pa dyshim ishte kjo, ku shihet Salihu i shkrehur në vaj.

“Ferizaj t’i nuk je vetëm. Pa marr parasysh se në cilën ligë bën pjesë dashuria për Ty është pakufi. Mbaje mend mirë i fortë nuk është ai i cili rrëzohet, por ai cili nuk dorëzohet kurrë, përjetuam diçka jo të mirë, mirëpo ata të cilët e duan këtë klub nuk humbasin kohë duke vajtuar dhe duke u marr me fajtorë ose duke drejtuar gishtin dikujt.

Gjatë gjithë takimit ishim më të mirë po ashtu edhe në 30 minutat kur ishim me një lojtar me pak dominuam ndeshjen për fati nuk ishte me ne. Faleminderit për ‘Ujqit’ e vërtet faleminderit për ata të cilët e duan klubin edhe në ditët e vështira. Ne do të kthehemi me të fortë se kurrë. Te duam KF Ferizaj”, shkruan në facebookun e klubit të KF Ferizajt.


www.foxshop-ks.com