Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu sot në mëngjes në tavolinën e tij të punës gjeti një letër të shkruar nga një fëmijë, i cili kishte renditur disa nga gjërat që e preokupojnë atë.
Aliu ka publikuar në profilin e tij në Facebook letrën e nxënësit, Endri Rexhepi, nxënës i klasës së parë në shkollën “Gjon Sereçi” në Ferizaj, transmeton Indeksonline.
Endri ka kërkuar nga i pari i Ferizajt që të bëj më shumë për lagjen e tij, për shkollën ku ai vijon mësimet dhe sigurinë në qytet.
Kësaj letre i është përgjigjur Aliu, i cili i ka premtuar se dora e qeverisjes do të shtrihet në tërë komunën. Po ashtu, Aliu i ka dhënë fjalën Endrit se do të vizitoj shkollën në fjalë për të parë gjendjen atje.