auto unnamed 515243160331 560x416 - Ferizaj shënon ditën e Tokës me mbjellje të drunjëve dekorativ

Komuna e Ferizajt përmes mbjelljes së drunjëve dekorativ ka shënuar sot ditën ndërkombëtare të Tokës.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryetari i komunës, Agim Aliu së bashku me drejtorët e drejtorive të kësaj komune të cilët mbollën drunjë dekorativ dhe lule së bashku me qytetarë dhe nxënës për të shënuar këtë ditë.
Kryetari i komunës, Agim Aliu, tha se përmes këtij aktiviteti po tregojnë angazhimin dhe përkushtimin e komunës në funksion të mbrojtjes së ambientit, tokës dhe jetës së qytetarëve.

Aliu: Do ta ruajmë mjedisin

“Ne veç kemi mbjellur edhe pa qenë dita e tokës 840 fidane, respektivisht drunjë dekorativ. Por, ky aksion do të vazhdojë, pra do të ketë vazhdimësi të aktiviteteve të tilla mjedisore. Aktivitetet tona mjedisore nuk do të jenë vetëm me mbjelljen e drunjëve, fidaneve, drunjëve dekorativ, pyllëzimeve, ruajtjes së pyetjeve, por do të jenë edhe përmes veprimeve konkrete të qeverisë komunale përmes ligjeve dhe akteve në fuqi e që kanë të bëjnë me inspektimet e ndryshme”, tha ai.

Po ashtu, ai tha se inspektorët kanë qenë, janë dhe do të jenë në veprim të përhershëm sa i përket zbatimit ligjin që ka të bëjë me politikat mjedisore.

Ndërsa, potencoi se si komunë kanë shpërndarë edhe gjoba mandatore, por që ai u shpreh se duan të kenë një bashkëpunim me qytetarët për mbrojtjen e mjedisit.

Aliu: Presim mbështetje qytetare për mjedis të pastër

“Ne nuk duam gjoba, ne duam që qytetarët tanë të bashkëngjiten në aksione të tilla konkrete çfarë është ky sot, por edhe çfarë do të jenë ditëve në vijim. Pra, presim një mbështetje qytetare që është shumë më e fuqishme se sa çdo ndikim tjetër apo çdo veprim individual i dikujt për të ndotur ambientin. Sepse, shumësia qytetare dhe angazhimi i shumicës së qytetarëve të komunës, por edhe të fshatrave të Ferizajt që të kemi një mjedis të pastër”, tha kryetari Aliu.

I pari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu bëri të ditur se kanë hjekur më shumë se 50 deponi ilegale të mbeturinave, e që sipas tij aksione të tilla do të jenë të vazhdueshme.

Aliu bëri të ditur se kanë bashkëpunim shumë të mirë me dy kompanitë për menaxhimin e mbeturinave që operojnë në këtë komunë, kompaninë “Pastertia” dhe “Ambienti”.

Në këtë aktivitet në prag të ditës ndërkombëtare të Tokës për të mbjellë lule dhe drunjë dekorativ ishin edhe nxënësit e shkollës së gjuhëve të huaja “the cambridge school”.

Drejtoresha e kësaj shkolle dega në Ferizaj, Lindita Alidema tha se arsyeja se pse i kanë sjellë nxënësit në këtë aktivitet është që të kuptojnë rëndësinë e ambientit.

Alidema: Qytetarët të jenë më të kujdesshëm ndaj ambientit

“Ne sot kemi ardhur këtu për ditën ndërkombëtare të tokës, kemi menduar që sa do pak të kontribuojmë në vetëdijesimin e qytetarëve që kjo ditë të jetë sa më madhështore dhe që qytetarët të jenë më të kujdesshëm ndaj ambientit. Kjo vetë tregon edhe ky veprim individual dhe i vogël i këtyre nxënësve që janë këtu. Ne si shkollë dhe këta nxënës kemi një mesazh që mesazhi ynë është që në botë të ketë sa më pak ndotje dhe sa më shumë lule dhe gjelbërim”, tha ajo.


www.foxshop-ks.com