Katërmbëdhjeta vjeçarja Albina Ibishi nga Ferizaji është zhdukur që nga dita e djeshme.
Ajo për herë të fundit është parë më 8 qershor kur është nisur për shkollë. Prindërit e kanë paraqitur zhdukjen e vajzës në polici. “Ka shkuar në shkollë dhe më nuk është kthyer. Që nga atëherë ka humbur çdo gjurmë ” ka thënë babai i saj Ibush Ibishi i cili është me punë në Gjermani.
Vajza ka qenë në shkollën “Gjon Sereçi” në Ferizaj. Nëse ka çfarëdo informacioni për Albinën mund ta paraqisni në polici.
Gjithashtu prindi i saj Ibushi ka lutur të gjithë ata që e njohin apo kanë ndonjë informacion që të paraqesin në numrin e telefonit: 049 837710.