Sapo kanë lansuar projektin e tyre të re.
Është fjala për këngëtarët nga Ferizaji 2 Ton dhe Labinot Tahiri të cilët edhe kësaj radhe i kanë kënduar dashurisë.
Kënga titullohet “Zemra jem”, që vjen me një klip mjaft atraktiv në një nga bregdetet shqiptare, me veshje të njejtë nga këngëtarët.
Tekstin e këngës e ka shkruar 2 Ton me Ghulon ndërsa videoklipin e veçantë e ka realizuar Max Production.
Pritet që projekti të pëlqehet nga publiku.