Institucionet arsimore në Kosovë nuk do të punojnë nesër për nder të ditës së çlirimit të vendit.
12 qershori shënohet si festë zyrtare nëpër institucione ndërsa nuk përfshin institucionet parashkollore.
Kështu ka thënë këshilltari i Ministrit të Arsimit, Valmir Gashi.
“Shkollat janë në pushim ndërsa çerdhet do të punojnë”, tha Gashi.
Në këtë kohë nxënës të komunave të ndryshme po i zëvendësojnë tre ditë të humbura të mësimit gjatë dimrit pëe shkak të motit të ftohtë
Koha e kompensimit dallon nga komuna në komunë duke u varur nga vendimet e DKA-ve përkatëse.