Paraditen e sotme, Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi Bytyçi ka mbajtur takimin me qëllim formimin e Komitetit për Zhvillim Ekonomik. Pas diskutimeve nga të pranishmit dhe pajtueshmërisë së plotë u zgjodhën anëtarët e këtij mekanizmi në këtë përbërje:
1. Lulzim Abazi – Kryesues;
2. Denis Rashiti – Anëtar;
3. Shkelzen Selmani – Anëtar;
4. Enver Haliti – Anëtar;
5. Ferat Neziri – Anëtar
Ky komitet është trupë e Kuvendit të Komunës, përkatësisht komitet joobligativ, punët e detyrat e së cilës janë të përcaktuara në Statutin e Kuvendit të Komunës dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit.