Naim Dashaj i Auto Klubit Eurogoma Racing Team është fitues i garës së dytë në dicilplinën auto-sllallom, e cila u zhvillua në Ferizaj. Dashaj me Subaru-n e tij deri te fitorja arriti me kohën prej 2:31.951 minuta, ndërsa i dyti u rendit Valon Jaha i HCR Gjakova, i cili me BMW pati kohë më të ngadalshme për 01.567 sekonda. Një vend në podium, në plasmanin e përgjithshëm, e siguroi edhe Kreshnik Mariqi i Prizreni D&G, i cili u paraqit me Yugo dhe në krahasim me fituesin u vonua për 03.870 sekonda. Për Dashajn kjo ishte fitorja e dytë radhazi në auto-sllallom, pasi më parë pati triumfuar edhe në Prizren. “Në çdo garë hyj me seriozitetin më të madh dhe i përqendruar maksimalisht. Si rezultat i kësaj edhe sukseset janë evidente. Shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm edhe në vazhdim të kampionatit”, ka thënë Dashaj pas garës. Duhet theksuar se, ai tash e sa vjet jeton në Suedi, ndërsa nga atje udhëton për çdo garë, që gjithsesi është një sakrificë e madhe, të cilën e bën vetëm për shkak të pasionit ndaj automobilizmit.
Rezultatet:
Klasa 2 (mbi 1200 -1600 cc – Grupi 1)
1.Dardan Sadiku (MK7 – Ferizaj) 2:52.608
2.Majlind Musliu (Toyota – Prizreni D&G) DNS
Klasa 3 (mbi 1600 cc – Grupi 1)
1.Jeton Qerimi (MBW – Gjilani) 2:43.956
2.Kushtrim Bytyqi (Renault – Ferizaj) +02.385
3.Leutrim Rexhepi (MK6 – Ferizaj) +03.003
Klasa 5 (mbi 1200 – 1600 cc – Grupi 2)
1.Suhejb Vuqitërna (Honda – Rahoveci) 2:50.616
Klasa 6 (mbi 1600 cc – Grupi 2)
1.Liridon Kalenderi (Porsche – Prizreni D&G) 2:37.286
2.Egzon Skeraj (Honda – Prizreni ) +07.090
3.Getuar Berisha (Golf – Prizreni) +11.535
Klasa 7 (deri1200 cc – Grupi 3)
1.Kreshnik Mariqi (Yugo – Prizreni D&G) 2:35.821