Instagram” ka bërë me dije se përdoruesit më nuk do të mund të shohin nëse ndokush ka bërë ‘screenshot’ të storjeve të tyre. Këtë vit, “Instagram” shkaktoi panik në mesin e përdoruesve të tij, pasi që filloi ta testonte funksionin i cili iu tregon njerëzve që dikush ka fotografuar storjen e tyre. Kur përdoruesit tentonin për herë të parë të bënin “screenshot” të storjes, iu dilte vërejtja: “Herën tjetër kur ta incizoni storjen, personi i cili e ka vendosur atë, do ta dijë këtë”.
Në disa raste, disa përdorues bile nuk merrnin asnjë vërejtje. Por, tani kompania ka vendosur që ta ndryshojë këtë funksion, ku shumëkujt do t’i vijë mirë pasi që të marrë vesh se përdoruesit nga tani nuk mund të shohin kur ndjekësit e tyre bëjnë “screenshot” të ndonjë fotografie, apo videoje.