Ferizaj 11 560x416 - Parcela kontestuese në Ferizaj i jepet në shfrytëzim afatgjatë ShSKUK-së

Kuvendi i Ferizajt pas një debati të ashpër, të mërkurën, me 22 vota pro ka miratuar propozim-vendimin për dhënien në shfrytëzim afatgjatë Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) tokën e Komunës në zonën kadastrale Talinoc i Jerlive. Një vendim i tillë është kundërshtuar nga anëtarët e Kuvendit nga LDK-ja e VV-ja.

Drejtori i pronës, Sabri Murseli, ka parashtruar kërkesën për miratim në Kuvend, duke thënë se një gjë të tillë nga Spitali i Ferizajt e ka kërkuar Shërbimi Spitalor i Kosovës. Kurse Spitali i Ferizajt i ka bërë kërkesë Kuvendit të Ferizajt që parcela te ish-tregu i kafshëve t`i jepet në shfrytëzim afatgjatë spitalit, shkruan sot Koha Ditore.

Por Gëzim Kokollari nga LDK-ja veprimin e pushtetit e ka cilësuar fasadë dhe në kundërshtim me Planin Zhvillimor Komunal, Ligjin për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës Komunale, si dhe atë për Prokurimin publik. Ai ka kundërshtuar votimin e këtij vendimi.


www.foxshop-ks.com