ShBA 850x478 840x4201 560x416 - Çfarë ka ndodhur më 4 korrik? Historia e pavarësisë së Amerikës!

Një vit më parë, Thomas Jefferson, hartuesi i Deklaratës, do të shkruante se shpallja e pavarësisë nuk ishte rastësi:

“Më besoni, i dashur zotëri, në perandorinë britanike nuk ka një njeri që e do bashkimin me Britaninë më shumë se unë. Por, për hir të Perëndisë që më ka bërë, unë do të pushojë së ekzistuari para se të bëj lëshime ndaj kushteve të tilla siç propozon Parlamenti britanik; dhe në këtë çështje, mendoj se shpreh ndjenjat e Amerikës”. (Thomas Jefferson, 29 nëntor 1775)

1802 – Përurohet Akademia Ushtarake e Shtetet e Bashkuara në West Point, Nju Jork. Që nga ajo kohë, 74 të diplomuar nga kjo akademi janë nderuar me Medaljen e Nderit; West Point ka nxjerrë 18 astronautë të NASA-s, 5 prej të cilëve shkuan në Hënë.

1803 – Qeveria amerikane njofton popullin se kishte blerë nga Franca territorin e Luizianës. Blerja u krye gjatë presidencës së Thomas Jeffereson, duke i paguar Francës një shumë të përgjithshme prej 15 milionë dollarësh.

1826 – Thomas Jefferson, presidenti i tretë i Shteteve të Bashkuara, vdes në të njëjtën ditë si John Adams, presidenti i dytë i Shteteve të Bashkuara, në përvjetorin e pesëdhjetë të miratimit të Deklaratës së Pavarësisë .

1886 – Populli i Francës i ofron Statujën e Lirisë popullit amerikan.

1914 – Funerali i Arkidukës Franz Ferdinand dhe gruas së tij Sofie zhvillohet në Vjenë, gjashtë ditë pas vrasjeve të tyre në Sarajevë.

1918 – Bolshevikët vrasin Car Nikollën II të Rusisë dhe familjen e tij.

1941 – Trupat naziste masakrojnë një grup shkencëtarësh dhe shkrimtarësh polakë në qytetin e pushtuar ukrainas, Lviv.

1950 – Radio Evropa e Lirë/Radio Liberty fillon transmetimet e para për t’iu kundërvënë propagandës komuniste; dhe më pas për nxitjen e liberalizimit në vendet si Bashkimi Sovjetik dhe satelitët e tyre. Sot Radio Evropa e Lirë, e financuar kryesisht nga qeveria amerikane, transmeton në rreth 18 gjuhë, përfshi shqip.

1987 – Në Francë, ish-shefi i Gestapos Klaus Barbie (Kasapi i Lionit) gjykohet për krime kundër njerëzimit dhe dënohet me burgim të përjetshëm.


www.foxshop-ks.com