auto 2018 07 06 U mbajt takimi i deputeteve me qytetaret e Ferizajt 115308939841 560x416 - U mbajt takimi i deputetëve me qytetarët e Ferizajt

Aktiviteti “Ditët e Kuvendit” ka vazhduar sot në teatrin e qytetit “ Adriana Abdullahu” në Ferizaj, me ç’rast dhjetëra qytetarë të këtij qyteti kanë bashkëbiseduar me përfaqësues të tyre të zgjedhur dhe kanë adresuar pyetje, që nga problemet e infrastrukturës lokale, deri te proceset e rëndësishme shtetërore.

Deputetët: Lutfi Zharku dhe Valon Ramadani, u janë përgjigjur qytetarëve në pyetjet e shtruara dhe shqetësimet e ngritura.

Zbatimi i vendimit të gjykatës për punëtorët e fabrikës së gypave në Ferizaj ishte shqetësimi i parë i paraqitur nga një ish-punëtor i kësaj fabrike.

Ndërtimi i një stadiumi? në qytet, investimet infrastrukturore, planifikimi i një zyre të përbashkët të deputetëve të këtij rajoni përmes së cilës qytetarët do të mund t’i paraqesin kërkesat e tyre, sigurimet shëndetësore dhe lista e barërave esneciale në qendrat mjekësore, ishin cështjet kryesore që preokupuan qytetarët ferizajas dhe si problematika i adresuan tek deputetët.

Deputetët Lutfi Zharku dhe Valon Ramadani, shprehën përkushtimin për t’u angazhuar në zgjidhjet e problemeve dhe sfidave që qytetarët e Ferizajt ngritën para tyre.


www.foxshop-ks.com