Afrim Tovërlani nuk do të shkojë i vetëm tek Ferizaj.
Trajneri prishtinas me vete pritet të marrë edhe disa përforcime.
Gazeta Olle ka mësuar tri dëshirat e tij, me të cilët dëshiron të ketë punë tek Ferizaj.
Ai po kërkon të transferojë dy lojtarët e njohur të Drenicës, Taulant Dajakun e Genc Hamitin, dhe ish lojtarin e tij tek Prishtina, Florim Bërbatovci.
Sulmuesi nga Obiliqi, Bërbatovci, së fundi luajti me Llapin.