auto ferizaj 190815351818331 560x416 - Instrumentalizimi i Kuvendit të Ferizajt më 1908

Deri më tani në diskursin e historiografisë shqiptare, Kuvendi i Ferizajt i korrikut të vitit 1908 ka vazhduar të trajtohet në mënyrë të njëtrajtshme, ka munguar një shqyrtim i gjithanshëm i kësaj ngjarjeje të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar, shkruan sot Koha Ditore.

Si pasojë e kësaj, në punimet e deritashme në Tiranë dhe në Prishtinë është hedhur pak dritë mbi sfondin e kësaj ngjarjeje, ndikimet e faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm, për të vlerësuar me paanshmëri karakterin e vërtetë politik të Kuvendit të Ferizajt.

Kuvendi i Ferizajt i vitit 1908, gjithsesi qe ngjarje e madhe e kohës në planin politik e diplomatik, që me vendimet e veta do të ndikonte në zhvillimet e brendshme shqiptare, për t´ua hapur rrugën ngjarjeve të tjera në Kosovë, kryengritjeve antiosmane të viteve 1910, 1911 dhe 1912, të cilat asnjëherë nuk u kurorëzuan me përmbushjen e idealeve të tyre.


www.foxshop-ks.com