Si pasojë e një mosmarrëveshje, ka ndodhur një rrahje në Fshatin e Vjetër të Ferizajt, ku ishin përdorur edhe armët.
“Si pasojë, e goditjeve nga mjetet e forta i dyshuari mashkull K/ Shqiptar kishte marr lëndime trupore i cili ka pranuar tretman mjekësor”.
“Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja të fishekëve, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me 6 fishek”.
“Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Njësit policore janë duke hetuar rastin me qëllim të identifikimit të personave tjerë të përfshirë në rast”.