Gladiatori Shqiptar i njohur për luftërat e tij në kafaz, Florian Marku, ka dalë me datën e saktë të mecit të tij të rradhës.
Një javë pas intervistës ekskluzive dhënë për Arena Sportive në RTK, ku Marku e kishte prezantuar lëndimin e tij në dorën e djathtë, ai tashmë e ka zbuluar enigmën e rradhës.
Dueli i Florian Markut me rusin Sergey Klyuev do të mbahet definitivisht më 5 Tetor.
Marku ka rekord prej 6 ndeshje dhe po aq fitore, ndërsa rusi Klyuev ka 6 fitore e 1 humbje.
Ky meç sikurse edhe nata e gladiatorëve tjerë do të organizohen për herë të parë në Pallatin e Sporteve Bill Klinton në Ferizaj.
Nga organizatorët është paralajmëruar që përveç duelit kryesor të mbrëmjes mes Markut dhe Klyuev, do të ketë edhe luftëra tjera në artet marciale.