Florian Marku dhe Ioan Vranceanu e kanë pasur prezantimin e fundit para mediave në prag të meçit të së premtes në MMA, që të dy e zhvillojnë në Ferizaj.
Konferenca e mbajtur në Prishtinë, ka sjellë interesim të madh të adhuruesve të Florian Markut dhe mediave.
Sharmant, i qetë dhe i buzëqeshur, Florian Marku nuk ka hezituar para meçit ta pyes kundërshtarin e tij nëse i ka ndodhur ndonjëherë të bie në gjumë në ring?
Me këto tone ka kaluar konferenca për media dhe peshimi i dy protagonistëve të mbrëmjes MMA, që të premten mbahet në Ferizaj.
Florian Marku ka qenë i shoqëruar edhe nga trajneri i tij, Georgios Armagos, ndërsa rumuni Ion Vranceanu në krahun e tij kishte edhe menaxherin Sebastian Vieru.
Meçi mes Florian Markut dhe Ioan Vranceanu zhvillohet të premten në Ferizaj, në mbrëmjen që pritet të fillojë në orën 20:00, e në të cilën në program do të jenë edhe 7 parameçe sikurse edhe prezantimit i yllit të muzikës Noizy.