Kufiri teorik i numrit të fëmijëve që mund të ketë një burrë mund të duket i pafund. Dhe Genghis Khan është një shembull historik popullor.
Sipas një shkrimi të botuar, përcjell Telegrafi, ai kishte aq shumë fëmijë saqë hulumtimet moderne na tregojnë se pasardhësit e tij sot numërojnë aq shumë njerëz, sa që lirisht do të mund të formonin një qytet, ndoshta edhe më shumë!
Por nëse burrat mund të kenë një numër të madh fëmijësh, cilët janë kufijtë për gratë? Sa fëmijë mund të sjellë në jetë një grua, brenda jetës së saj?
Sjellja e një fëmije në këtë botë është, në mënyrë të pakrahasueshme, një proces fizikisht i rraskapitur.
Rekordet Botërore të Guinness-it na tregojnë se “kurorën” për lindjen e më shumë fëmijëve e mban një grua ruse, e cila kishte jetuar gjatë shekullit të 18-të.
Emri i saj është jo i sigurt, por ajo thuhet se ishte gruaja e një fermeri të quajtur Feodor Vassilyev. Disa burime përmendin emrin e saj, duke supozuar se mund të ketë qenë Valentina.
Pra, znj. Valentina Vassilyev hyri në “procesin e lindjes” 27 herë të ndara, nëse të dhënat e kohës janë të sakta.
Ajo lindi 16 grupe binjakësh, shtatë trinjakë dhe katër skuadra katërnjakë.
Në një përllogaritje, i bie që ajo të ketë sjellë në jetë 69 foshnje, prej të cilëve 67 i mbijetuan, gjë që në vetvete duket e dyshimtë pasi normat e vdekshmërisë foshnjore ishin mjaft të spikatura në të kaluarën.
Por a mund të jetë me të vërtetë e vërtetë që znj. Vassilyev kishte 69 fëmijë?
Ajo që e komplikon historinë dhe e bën atë më të çuditshme është se burri i Valentinas përfundimisht u nda prej saj dhe u martua për herë të dytë.
Epshi i tij mbeti fortë dhe gjendja e tij shpirtërore e fizike gjithashtu, pasi që siç bëhet e ditur, Feodori kishte edhe 18 fëmijë të tjerë me gruan e tij të dytë.
Ky informacion vjen nga Manastiri i Nikolskut, i cili regjistroi lindjet në fshatrat ruse ku jetonte familja Vassilyev.
Manastiri raportoi se, në vitin 1782, Vassilyev ishte babai i 87 fëmijëve krejtësisht.
Ai supozohet të ketë qenë 75 vjeç në atë vit dhe 82 prej fëmijëve të tij ishin thuajse të gjallë në atë kohë.
Megjithatë, edhe në shekujt e 18-të dhe 19-të, njerëzit hezitonin të besonin një histori të tillë.
Akademia franceze thuhet se është përpjekur të konfirmojë rastin, duke pyetur përfaqësues të Akademisë Perandorake të Shën Petersburg për numrin e saktë të fëmijëve.
Nga pala ruse erdhi një përgjigje e ftohtë, duke thënë se nuk kishte nevojë për të verifikuar informacionin dhe se fëmijët e çiftit rus ishin siguruar nga qeveria në Moskë.
Pra mbetet pyetja, a mund të hyjë vërtet një grua të “ballafaqohet me një proces të tillë” 27 herë dhe të japë kaq foshnje gjatë jetës së saj?
Zonja Vassilyeva do të kishte lindur regjimentin e saj të pasardhësve në një periudhë kohore prej katër dekadash, midis 1725 dhe 1765.
Mund të spekulojmë se ishte e arritshme duke pasur parasysh se trinjakët ose katërnjakët zakonisht “arrijnë” përpara muajit të nëntë.
Shkencëtari Adam Hadhazy ka bërë një matematikë të përafërt për rastin e znj. Vassilyev.
Duke shkruar për BBC, ai thotë se “… znj. Vassilyev do të kishte qenë shtatzënë për 18 vjet nga 40 vjet”.
Por gjithashtu imagjinoni gjithashtu se çfarë sfide do të ishte për të “ngritur një ushtri të tillë të fëmijëve”.
Duhet të ketë qenë një shtëpi shumë e zhurmshme nëse fëmijët ishin madje gjysma e atij numri.
Hadhazy gjithashtu pyet nëse gruaja ruse ishte me të vërtetë pjellore gjatë një periudhe kaq të gjatë kohore.
Sapo një grua hyn në 40 vjeç, shanset për të mbetur shtatzënë janë në mënyrë drastike më të ulëta. Deri në fund të dekadës së pestë, është e rrallë të krijosh një fëmijë.
Faqja e internetit e Guinness World Records, e cila e rendit zonjën Vassilyev si “nëna më pjellore” ndonjëherë, thotë gjithashtu se rasti “duhet të merret me një pikë dyshimi”.
Megjithatë, faqja më tej shkruan se “është e mundshme që Znj. Vassilyev mund të ketë pasur një predispozitë gjenetike për hiper-ovulimin (lëshojë vezë të shumëfishta në një cikël), gjë që rrit ndjeshëm mundësinë e binjakëzimit ose të shumëfishtë të fëmijëve”.
Megjithatë, një tjetër argument ka të bëjë me çështjen e punës.
A është e mundur që një grua të qëndrojë dhe të mbijetojë 27 herë gjatë këtij procesi të përpiktë?
Përderisa është e çuditshme që 67 prej 69 fëmijëve kanë mbijetuar në kohët e vdekshmërisë më të madhe të foshnjave, është gjithashtu e çuditshme që nëna ka mbijetuar përmes shumë lindjeve, në kohën kur edhe vdekshmëria e grave gjatë lindjes ishte dukshëm më e lartë se ajo që është sot.
Kur thuhet dhe analizohet gjithçka, duket se nga mospajtimet rreth kësaj çështje, fitojnë ata që supozojnë se të lindësh 69 fëmijë, është shumë pak e besueshme.
Gjithsesi nuk ka prova të caktuara për të thënë se kjo ishte e vërtetë ose jo, edhe pse askush nuk tha kurrë se nuk është e mundur. /Telegrafi/