Një grabitje e armatosur raportohet në ketë ndodhur në një pompë të derivateve në magjistralen Ferizaj- Prishtinë.
Policia ka njoftuar se dje rreth orës 3, viktima ka njoftuar se deri sa ishte duke punuar në pompë të derivateve, dy persona të maskuar dhe të armatosur nën kërcënimin e armës i kishin grabitur rreth 650 euro.
Të dyshuarit sipas viktimës janë larguar në drejtim të panjohur.
Në raportin e policisë nuk raportohet për persona të lënduar. Njësitet policore po merren me rastin,raporton Botapress.info