Këto ditë, në profilin e saj në Instagram, Oriola Marashi i ka publikuar disa fotografi, në të cilat shfaqet si bionde.
Duket se modelja ka vendosur që ta ndryshojë dukjen e saj, teksa në përshkrimin e njërës prej fotografive ka pyetur se a argëtohen më shumë biondet.
Fotografitë e publikuara nga Oriola kanë marrë dhjetëra mijëra pëlqime, ndërsa ajo i ka shoqëruar edhe me përshkrime interesante.
“Përtej ideve të të bërit keq dhe të bërit mirë, ekziston një fushë. Takohemi aty”, shkruan në përshkrimin e një fotografie.
“Unë shkoj drejt e në zemër”, shkruan në përshkrimin e një fotografie tjetër.
Oriola është njëra prej bukurosheve që po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje me dukjen e saj në kohët e fundit.
Vënia në plan të parë e formave trupore që nuk e lënë askënd të qetë, tashmë është bërë shprehi për modelen, e cila arrin të marrë vëmendjen e fansave sa herë që publikon fotografi në rrjetet sociale.
Krahas të qenit një modele e pëlqyer, ajo pritet që në një të ardhme të afërt të hyjë edhe në tregun muzikor shqiptar. /Telegrafi/