Aktorja hollivudiane, Amber Heard, thuhet se ka nisur një lidhje të re romantike.
Pas ndarjes së zhurmshme me aktorin Johnny Depp, bukuroshja i ka pasur disa lidhje të shkurtra.
Ndërsa tash spekulohet se ajo është në lidhje me një dizajner, i cili është i martuar.
Daily Mail ka raportuar se aktorja është parë në disa raste me Kristopher Brock, bashkëthemeluesin e brendit Brock Collection.
Bashkëthemeluese tjetër e këtij brendi është gruaja e dizajnerit, Laura Vasser, me të cilën ai është martuar në vitin 2014 dhe kanë së bashku një djalë.
Amber është e njohur si një joshëse fatale, për të cilën Johnny Depp e braktisi partneren e tij, Vanessa Paradis.
Çifti ishte i martuar në periudhën shkurt 2015 – janar 2017, ndërsa Heard e akuzoi burrin e saj për dhunë fizike.
Pas ndarjes nga aktorit, 32-vjeçarja ka pasur disa lidhje të dështuara. Ndër to, me kuratorin e artit, Vito Schnabel dhe shefin ekzekutiv të Teslas, Elon Musk. Ky i fundit kishte pranuar për GQ se pas ndarjes nga aktorja ka qarë. /Telegrafi/