Fotografi udhëtues dhe tani gruaja e tij, janë kritikuar pa fund për fotografitë e martesës të realizuara gjatë vitit të kaluar, në Republikën Demokratike të Kongos të trazuar prej luftës.
John Milton dhe bashkëshortja tij udhëtuan prej Shteteve të Bashkuara, që të realizojnë një set fotografik para një vullkani aktiv dhe në atë që duket se janë nën kërcënimin e armeve, transmeton Telegrafi.
Por, imazhet e shkrepura nuk janë pëlqyer aspak, ndërsa në shumë raste ata edhe u kritikuan ashpër, duke u cilësuar si egoist dhe ofendues ndaj banorëve kongolezë.
“Ka shumë gjëra që nuk shkojnë në këto fotografi, janë të pakëndshme të shihen. Sikur thonë se ne jemi turistë amerikanë, që kemi ardhur të krenohemi para jetimëve të gjorë”, ka shkruar një komentues.
Ata edhe rrezikuan jetën e tyre, pasi nuk preferohet afrimi aq pranë vullkanit, apo lëvizja në ato zona ku ka shumë pjesëtarë të forcave guerile.
Megjithatë, bashkëshortët e rinj nuk ka kthyer ndonjë koment, ndërsa vazhdojnë t’i mbajnë fotografitë në profilet e rrjeteve sociale. /Telegrafi/