Seriali “O Sa Mirë” tash e sa kohë është kthyer në serialin më të pëlqyer në vend.
Këtë vit u paralajmërua se sezoni i ri i këtij seriali, do të vinte edhe në një version tjetër për fëmijë, të quajtur “O Sa Mirë Kids”.
Ky edicion tashmë është gati, dhe më 4 nëntor do të bëhet transmetimi i tij i parë.
Në YouTube është publikuar edhe promoja e parë e “O Sa Mirë Kids”, që do të sjellë skena mjaft interesante.
Episodi i parë do të sjellë një djalë, i cili pëlqen shumë ëmbëlsirat, teksa do të bëjë për të qeshur audiencën, me mënyrën se si ushqehet me to.
Më pas mund të shohim edhe fëmijë të tjerë, ku vëmendje të madhe do të marrin edhe dy motrat binjake, Bleta dhe Blerta.
‘Llukmani’ dhe ‘Arbnori’ janë ata që do të kujdesen për t’iu uruar mirëseardhjen fëmijëve, të cilët tashmë do të luajnë në një serial tejet të veçantë. /Telegrafi/
[embedded content]