Holly McKee ndodhej në një qendër tregtare në Dundee Milton të Skocisë, kur pa një sektor që e la të hutuar.
Rrobat e fëmijëve që kanë vetëm ngjyrat bardh, zi dhe gri, të vendosura në një hapësirë, e bëri blerësen të mendoi se nuk është duke i parë ngjyrat si duhet, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, kur ktheu kokën dhe vërejti anash rrobat tjera shumëngjyrëshe u qetësua, vetëm se nuk u largua pa shkrepur edhe një fotografi.
“Njëjtë do të mendoni edhe ju, kur ta shihni për herë të parë këtë skenë befasuese. Mendova se jam bërë daltoniste”, ka thënë McKee.
Sfondi dhe dera me ngjyrë të errët, ndihmojnë që ky efekt të arrihet edhe më shpejtë dhe jo vetëm përzgjedhja për renditje. /Telegrafi/