rrefimi pas vdekjes i xxxtentacion reperi e pranon se e ka rrahur ish te dashuren dhe zbulon disa vepra penale 560x382 - Rrëfimi pas vdekjes i XXXTentacion: Reperi e pranon se e ka rrahur ish të dashurën dhe zbulon disa vepra penale

Ai ndërroi jetë muaj më parë, por punët që kishte bërë në të kaluarën po shpërblehen pas shkuarjes në amshim.

XXXTentacion së fundi u zgjodh si artisti më i mirë i ri në eventin Bet Hip-Hop Awards gjersa çmimin e mori familja e tij.

Megjithatë, gjatë ditës së djeshme është zbuluar një audio regjistrim tronditës i reperit të ndjerë, ku ka pranuar se ka kryer disa vepra penale.

Në fakt, artisti i ndjerë përmes regjistrimit pranon se ka rrahur ish të dashurën dhe ka goditur nëntë persona me thikë.

rrefimi pas vdekjes i xxxtentacion reperi e pranon se e ka rrahur ish te dashuren dhe zbulon disa vepra penale - Rrëfimi pas vdekjes i XXXTentacion: Reperi e pranon se e ka rrahur ish të dashurën dhe zbulon disa vepra penale

Ai besonte se ish e dashura, Ayala e kishte tradhëtuar, raporton BBC, ndërsa e kërcënon me jetë nëse ‘luan me të’.

“Unë isha në Miami dhe qëllova njerëzit më thikë. Sa njerëz u thanë në lajme? Ata thanë tre, por ishin 8”, dëgjohet në audio.

“Ajo e ka parë këtë …”, vazhdon ai, duke iu referuar Ayalas, “Ajo e di dhe është e frikësuar, mendon se do ta vras.”

XXXTentacion gjithashtu pranon se kishte goditur me thikë një ish-menaxher për të cilën gjë ishte arrestua në Florida. /Telegrafi/