emily ratajkowski tregon figuren trupore ne filmin welcome home 560x416 - Emily Ratajkowski tregon figurën trupore në filmin “Welcome Home”

Manekinia e popullarizuar, Emily Ratajkowski, ka kohë që e ka provuar veten edhe në aktrim, ndërsa në filmin “Welcome Home” edhe një herë e ka treguar figurën mbresëlënëse trupore.

Ngjarja e këtij filmi është bazuar në jetën e dy protagonistëve, Cassie (që portretizohet nga Emily Ratajkowski) dhe Bryan (që e luan Aaron Paul).

Lexo po ashtu:

Dy karakteret kryesore marrin me qira një shtëpi në Itali për ta shpëtuar lidhjen e tyre që është në krizë, ndërsa shumë shpejt bëhen viktima të pronarit të shtëpisë.

[embedded content]

Emily u bë e popullarizuar si modele falë linjave magjepsëse trupore, megjithatë ajo ka luajtur në disa seriale dhe filma.

27-vjeçarja ka thënë se aktrimi është dashuria e saj dhe do të dëshironte të luajë në më shumë filma.

emily ratajkowski tregon figuren trupore ne filmin welcome home - Emily Ratajkowski tregon figurën trupore në filmin “Welcome Home”

Emily Ratajkowski në filmin “Welcome Home” (Foto: Voltage Pictures/YouTube/9 Media)

“Do të dëshiroja t’i përkushtohem më shumë aktrimit, mirëpo tash për tash është vështirë të gjesh projekte entuziazmuese”, ka thënë Ratajkowski.

Filmi “Welcome Home” do të nisë shfaqjen nga 12 nëntori i këtij viti. /Telegrafi/


www.foxshop-ks.com