auto 653X344322154 270C5FB9 BCF9 418C B1CF 5E3597572FBC1527671870 560x416 - A mposhtet Hungaria në Ferizaj?

Hendbollistet e kombëtares së Kosovës të hënën janë zhvendosur nga Prishtina në Ferizaj, ku edhe do të luhet ndeshja me kundërshtarin shumë të fortë, Hungarinë. Të hënën pasdite hendbollistet zhvilluan një stërvitje në palestrën “Bill Clinton”, ndërsa me përgatitje vazhdojnë edhe të martën (sot).
Ndeshja Kosovë – Hungari zhvillohet të mërkurën nga ora 18:00 në Ferizaj. Ndeshja i takon fazës së dytë kualifikuese për kampionatin evropian të këtij viti.

Ka disa ditë që me kombëtaren është bashkuar edhe njëra prej lojtareve kryesore të Kosovës, Mirela Gjikokaj. Gjikokaj bënë karrierë në Norvegji, ndërsa ka premtuar maksimunin e saj dhe të bashkëlojtareve në ndeshje ndaj hungarezeve.
“Për ndeshjen me Hungarinë, por edhe për atë me Holandën që është më pas, jemi të përgatitura. Do të mundohemi të japim maksimumin edhe pse kemi disa mungesa të lojtareve për shkak të lëndimeve. Dihet që luajmë me dy superfuqi botërore të hendbollit të femrave dhe synimi ynë është të paraqitemi sa më mirë në këto lojëra”, ka thënë Gjikokaj. Ajo pret përkrahjen e shikuesve për ndeshjen në Ferizaj.

“Shpresojmë të kemi paraqitje të mirë kundër Hungarisë kur dihet që luajmë para publikut tonë dhe shpresojmë të kemi përkrahjen e shikuesve që të tregojmë lojë më të mirë”, ka deklaruar Gjikokaj.

Kosova luan me Holandën më 2 qershor në Almere te Holandës, në ndeshjen e fundit të këtyre kualifikimeve. Kombëtarja jonë është pjesë e grupit të shtatë. Është e fundit pas katër humbjeve. Udhëheqin Holanda e Hungaria me nga gjashtë pikë, kurse Bjellorusia i ka katër. Vetë paraqitja në këtë fazë kualifikuese dhe përballja me komëbtare të nivelit më të lartë është sukses për Kosovën. Në fazën e parë kualifikuese Kosova fitoi ndaj Gjeorgjisë e Izraelit.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.