850x636 aksident15236304071523787333 560x416 - Aksident trafiku me lëndime të rënda trupore në Magjistralën : Gjilan – Ferizaj

Gjilan – Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal kanë njoftuar se më 30 maj 2018, rreth orës 06:45 ka ndodhur një “Aksident trafiku me lëndime të rënda trupore” në rrugën magjistrale Gjilan – Ferizaj në dalje të fshatit Livoç i ulët.

Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur atëherë kur Vetura e tipit “Smart” me targa 06 drejtuar nga drejtuesi shqiptar shtetas i Kosovës për arsyeje ende të pa njohura kalon në shiritin e kundërt dhe ndeshet në mënyrë frontale me veturën e tipit VW Golf me targa 06, e cila ishte duke lëvizur në drejtimin e kundërt me ketë rast shkaktohet aksident trafiku me dëme materialë dhe lëndime të rënda, ku pësojnë dy drejtuesit e veturave të cilët marrin ndihmën e parë në.

Qendrën emergjente në Gjilan dhe ndalen në spitalin regjional për trajtim të mëtutjeshëm ndërsa pasagjerja e veturës Smart, pasi merr ndihmën e parë në QE në Gjilan dërgohet në QKUK në Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit, hetimet rreth rastit janë në vazhdim njoftoj Ismet Hashani./rajonipress


www.foxshop-ks.com