auto 33674720 1798474790198348 311138816880541696 n15273516561 560x416 - Afro 1 ton qumësht i prishur ishte planifikuar të shitej në Ferizaj
Loading...

Inspektorati i Komunës së Ferizajt ka konfiskuar afro 1 ton qumësht dhe nënprodukte të tij të prishura. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme ku Inspektorati është njoftuar nga Policia e Kosovës për një mjetë transporti që po barte qumësht dhe nënprodukte të tjera.

Sipas njoftimit të Komunës së Ferizajt, Inspektorati ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se afro 1 tonë qumësht dhe nënprodukte të tjera kanë qenë të prishura për shkak të mos plotësimit të kushteve të transportit.

“Paraditen e sotme, Inspektorati Komunal ka marr njoftimin nga Policia e Kosovës, gjegjësisht Njësia e Trafikut Rrugor në Ferizaj për ndalimin e një mjeti transportues që po bartte ngarkesa të mëdha të qumështit dhe nënprodukteve të tij, me dyshimin se po bartnin këtë ngarkesë pa plotësuar kushtet e transportit”.

“Inspektorati Komunal ka dalur menjëherë në inspektim të ngarkesës në këtë mjet transportues nga ku u konstatua se afro 1 ton qumësht dhe nënprodukte të tij janë të prishura, prishje që është shkaktuar për shkak mosplotësimit të kushte të transportit”, thuhet në njoftimin e komunës.

Më tej në njoftim thuhet se sasia e konfiskuar ishte nisur të shpërndahej në pika të ndryshme të shitjes në Ferizaj.

“Përkitazi me këtë rast, Inspektorati Komunal ka bërë konfiskimin dhe asgjësimin e kësaj sasie dhe ka nisur procedurat e nevojshme pranë organeve të drejtësisë. Sasia e konfiskuar dhe asgjësuar ishte e destinuar për shpërndarje në pika të ndryshme shitëse në Ferizaj”, thuhet në njoftim.

Po ashtu Komuna e Ferizajt ka falënderuar Inspektoratin Komunal falënderon Policinë e Kosovës, gjegjësisht Njësinë e Trafikut Rrugor për bashkëpunimin dhe vigjilencën ndaj këtyre rasteve, njëherazi inkurajon qytetarët ferizajas të denoncojnë rastet ku hasin në produkte të dyshimta në pikëpamje të cilësisë dhe kushteve të ruajtjes./botasot/

auto 33813973 1798474840198343 479447985231495168 n 730x44015273516541 - Afro 1 ton qumësht i prishur ishte planifikuar të shitej në Ferizaj

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.