ajo ishte ne tryezen operative ku e lindi femijen i dashuri e ze ne befasi i ben propozimin per martese video 560x416 - Ajo ishte në tryezën operative, ku e lindi fëmijën – i dashuri e zë në befasi, i bën propozimin për martesë (Video)

Një burrë i propozoi të dashurës së tij martesë, pasi ajo kishte lindur fëmijën e saj – duke veshur vajzën e tyre të porsalindur dhe duke i thënë ‘do të martohesh me mua?’.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Jordan Gaskell, 27, i propozoi partneres së tij Shauna Horrobin, 25 vjeçe, pasi vajza e tyre Lottie Melissa lindi javën e kaluar.

ajo ishte ne tryezen operative ku e lindi femijen i dashuri e ze ne befasi i ben propozimin per martese video - Ajo ishte në tryezën operative, ku e lindi fëmijën – i dashuri e zë në befasi, i bën propozimin për martesë (Video)

Zonja Horrobin kishte pësuar lëndime gjatë lindjes kur lindi dy fëmijët e saj më të vjetër nga një marrëdhënie e mëparshme.

Kështu, Gaskell, duke i njohur vështirësitë e lindjes së saj, vendosi që të kapte momentin e përkryer për ta befasuar atë me një propozim vetëm pak minuta pasi ajo lindi.

ajo ishte ne tryezen operative ku e lindi femijen i dashuri e ze ne befasi i ben propozimin per martese video 1 - Ajo ishte në tryezën operative, ku e lindi fëmijën – i dashuri e zë në befasi, i bën propozimin për martesë (Video)

Gaskell prezantoi unazën e martesës, të diamantit të bardhë, ndërsa znj. Horrobin, e cila ende ishte në tryezën operative pas një cezariane, pranoi propozimin.

Çifti, nga Wigan në Lancashire, kishin qenë miq për më shumë se 12 vjet dhe u bashkuan një vit më parë.

ajo ishte ne tryezen operative ku e lindi femijen i dashuri e ze ne befasi i ben propozimin per martese video 2 - Ajo ishte në tryezën operative, ku e lindi fëmijën – i dashuri e zë në befasi, i bën propozimin për martesë (Video)

Bëhet e ditur se të dy kishin fëmijë me lidhjet e mëparshme – dhe Lottie është fëmija i tyre i parë së bashku. /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.