Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj ka përmbyllur me një efikasitet të lartë procesin e brendshëm zgjedhor duke filluar nga strukturat e saja në nëndegët e partisë për të vijuar me Kuvendin Zgjedhor për organet drejtuese të Degës, respektivisht Kryetarin dhe Kryesinë e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj.

Tashmë, me përmbylljen e procesit zgjedhor në nëndegë, Komisionit Zgjedhor të PDK-së në Ferizaj, kryetari i deritanishëm i degës dhe Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu i ka dorëzuar kandidaturën dhe platformën drejtuese për mandatin e ardhshëm 4 vjeçar në krye të Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Ferizaj. Me këtë rast në letrën e kandidimit dërguar Komisionit Zgjedhor, i pari i PDK-së në Ferizaj, Agim Aliu është shprehur se PDK dhe platforma jonë politike “Dekada e Re” është shpresë dhe mundësi për të gjithë në procesin e shtetndërtimit.

“Dekada e Re ka shtrirë fuqishëm mundësinë për të gjithë qytetarët që me kontributin e tyre të ndërtojnë vendin, t’i japin shansin gjithësecilit që në sektorë të ndryshëm të fuqizojnë procesin tonë të shtetndërtimit. PDK në Ferizaj ka krijuar modelin e subjektit fitues të shumëfishtë të zgjedhjeve dhe ofertës së sinqertë për qytetarët, rezultatet e së cilës kanë krijuar modelin e mirëqeverisjes në historinë politike të pasluftës në një komunë. Kontributi i burrave dhe grave, të rinjve ka ngritur në lartësinë e suksesit dhe prosperitetit forcën tonë politike, me dijen profesionale e përpjekjen e pakursyer, andaj në funksion të fitores sonë të padiskutueshme, kontinuitetit të progresit të Ferizajt, paraqes kandidaturën time për kreun e PDK-së në Ferizaj” tha kryetari i deritanishëm i degës së PDK-së në Ferizaj, Agim Aliu.

Të shtunën subjekti ynë politik, mban kuvendin zgjedhor të degës për të zgjedhurit e ri në strukturën e saj drejtuese.

 

<iframe src=’https://video.ferizaj24.info/embed/xVu43′ frameborder=’0′ width=’550′ height=’350′ scrolling=’no’ allowfullscreen></iframe>

 

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.