Kryeprojekti i qeverisjes Aliu, nënkalimi për vetura dhe këmbësorë, “Bashkimi i Qytetit”, tashmë ka marr formën në gati 70% të projektit tërësor. Punëtorët duarartë, që me djersë po shkrijnë punën e tyre në ngritjen e kësaj vepre gjigande infrastrukturore, u vizituan nga i pari i Ferizajt, Agim Aliu.

Ky i fundit, bashkë me drejtorin e Infrastrukturës, Arbër Bytyqi, përshkuan gjithë trupin e këtij ndërtimi, duke zbritur në galeritë nëntokësore dhe nyjet e tjera që parasheh projekti. Mbresëlënëse dhe motivuese, kjo vepër po shkon drejt përfundimit në fazën kryesore, për të vijuar me detajet që kompletojnë tërësinë funksionale të saj.

Qindra parkingje nëntokësore, harqe e kthina, tuneli kryesor dhe infrastruktura përcjellëse që gjarpëron deri në rrugën “Madeleine Albright” tashmë ka përfunduar. Është çështje javësh kur makineritë do të ndërrojnë pozicion, për t’u zhvendosur në degëzimin e rrugëve “Ahmet Kaçiku” dhe “Vëllezërit Gërvalla” në nisjen e fazës përfundimtare të punimeve të vrazhda.

Kjo vepër që Ferizajt i jep shijen e një qendre nga më modernet në rajon, funksionalitetin e munguar për dekada në qendrën e qytetit tonë, investim milionësh i Ministrisë së infrastrukturës, është vula e suksesit të qeverisjes Aliu, transformimit që vetëm me punë e shumë dashuri për qytetin, mund të bëhet.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.