Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po vazhdon të shijojë sukseset e albumit të saj të fundit, “Expectations”.
“I’m a mess” është kënga më e suksesshme e këtij albumi, e cila është renditur lart në top listat britanike dhe amerikane.
![Bebe Rexha bart vathët me simbolin e shqiponjës në veshët e saj bebe rexha bart vathet me simbolin e shqiponjes ne veshet e saj - Bebe Rexha bart vathët me simbolin e shqiponjës në veshët e saj](https://ferizaj24.info/wp-content/ferizaj24/2018/10/bebe-rexha-bart-vathet-me-simbolin-e-shqiponjes-ne-veshet-e-saj.jpg)
Bebe Rexha (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)
Bebe Rexha është mjaft aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, ajo publikoi në InstaStory disa imazhe, ku ndër të tjerash shfaqte vathin në veshin e saj, i cili ishte i artë dhe me simbolin e shqiponjës.
Me këtë, ajo vërtetoi edhe njëherë ndjenjat e saj të patriotizmit, të cilat nuk e ka pasur problem t’i shfaqë asnjëherë.
![Bebe Rexha bart vathët me simbolin e shqiponjës në veshët e saj bebe rexha bart vathet me simbolin e shqiponjes ne veshet e saj - Bebe Rexha bart vathët me simbolin e shqiponjës në veshët e saj](https://ferizaj24.info/wp-content/ferizaj24/2018/10/bebe-rexha-bart-vathet-me-simbolin-e-shqiponjes-ne-veshet-e-saj.png)
Bebe Rexha me simbolin e shqiponjës në vathin e saj (Foto: Bebe Rexha/InstaStory)
Rexha ka treguar me krenari se është shqiptare, dhe madje ruan miqësi shumë të mirë me dy koleget e saj nga Kosova por të famshme në tregun ndërkombëtar: Dua Lipa dhe Rita Ora.
Bebe Rexha ka lindur në New York, dhe është rritur në një familje shqiptare me prejardhje nga Dibra e Maqedonisë. /Telegrafi/
![Bebe Rexha bart vathët me simbolin e shqiponjës në veshët e saj bebe rexha bart vathet me simbolin e shqiponjes ne veshet e saj 1 - Bebe Rexha bart vathët me simbolin e shqiponjës në veshët e saj](https://ferizaj24.info/wp-content/ferizaj24/2018/10/bebe-rexha-bart-vathet-me-simbolin-e-shqiponjes-ne-veshet-e-saj-1.jpg)
Bebe Rexha (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)