bebe rexha shfaqet me kostum provokues dhe plot shkelqim per performancen e saj ne spanje 560x416 - Bebe Rexha shfaqet me kostum provokues dhe plot shkëlqim për performancën e saj në Spanjë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po vazhdon të shënojë suksese të shumta në arenën ndërkombëtare.

Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në Madrid të Spanjës për të performuar në një nga emisionet televizive këngën e saj më të fundit “I’m a mess”, e cila është shndërruar në hit.

Ajo vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga aktivitet muzikore dhe jeta e saj e përditshme.

[embedded content]

Jo të rralla janë rastet kur këngëtarja Rexha publikon për fansat e saj edhe video ose fotografi provokuese.

Lexo po ashtu:

Një të tillë, ajo e ka publikuar së fundmi për fansat e saj në rrjetin social Instagram, ku shfaqet mjaft tërheqëse në një video.

Bebe Rexha u ka treguar ndjekësve të saj kostumin provokues dhe me shkëlqim, me të cilin është prezantuar gjatë performancës së saj.

Përndryshe, albumi i saj “Expectations” i publikuar këtë vit, është cilësuar si një nga më të suksesshmit këtë vit. /Telegrafi/

bebe rexha shfaqet me kostum provokues dhe plot shkelqim per performancen e saj ne spanje - Bebe Rexha shfaqet me kostum provokues dhe plot shkëlqim për performancën e saj në Spanjë

Bebe Rexha (Foto: Juan Naharro Gimenez/Getty Images/Guliver)

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.