auto 1.Bajrush Biba15276267901 560x394 - Biba:Të gjitha barnat po i blej me paratë e mia
Loading...

Qytetari Bajrush Biba, nga fshati Jezercë i komunë së Ferizajt, për ” Kosova Sot”, thotë se çdo ditë udhëton nga Ferizaj dhe furnizimi me citostatikë në Repartin e Prishtinës nuk është në nivelin e duhur dhe po detyrohet që t’i blejë. “Ndonëse ato barna disa herë na janë garantuar edhe nga ministri Uran Ismajli, ne po detyrohemi që t’i paguajmë nga 80 euro në ditë vetëm për një terapi, ngase këtu në Prishtinë nuk po kanë”, ankohet ai.

VIDEO

Biba sqaron se ai vuan nga tumori në pjesën e djathtë të trupit dhe mjekët atij i premtojnë se kjo është një sëmundje e shërueshme dhe shpreson se terapia që po e përdor do të ketë sukses. “Këtu ka vetëm barna të 2 euro dhe 3 eurove, kurse barna të shtrenjta nuk ka fare.
Unë tash e dy muaj jam në këtë terapi dhe të gjitha barnat po i blej me paratë e mia, pasi po më ndihmojnë miqtë dhe shokët dhe sikur mos të ishin ata vajë halli për mua e shumë të tjerë të sëmurë si unë”, theksoi ai. “Populli po e sheh edhe këtë ministër, prandaj nuk është mirë që si ministër të gënjesh pacientët që janë në nevojë. Pra, të gjitha barnat e shtrenjta mungojnë dhe ka furnizim vetëm të barnave të lira nga 2-5 euro, pasi ato të shtrenjtat po mungojnë”, vijoi më tutje Biba.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.