whatsapp1 560x416 - Bie WhatsApp, shumë përdorues në mbarë botën nuk mund të dërgojnë mesazhe dhe të bëjnë thirrje

Gjashtëdhjetë për qind e përdoruesve kishin probleme me lidhjen e tyre.

WhatsApp është “rrëzuar” për shumë përdorues sipas raporteve, me probleme që fillojnë në rreth 07:00 BST (02:00 ET) këtë mëngjes.

Gjashtëdhjetë për qind e përdoruesve thanë se kishin probleme me lidhjen e tyre, ndërsa 27 përqind thanë se nuk mund të merrnin mesazhe.

Vendet kryesore të prekura nga aplikacioni, që përdoret nga më shumë se një miliard njerëz në nivel global, duket se janë Evropa, Afrika e Jugut , Indonezia dhe Hong Kong.

Sipas njoftimeve të problemit të Down Detector, tetë për qind e çështjeve ishin me hyrje.

Sipas faqes së internetit, ka pasur rreth 600 raporte të problemit vetëm pas orës 07:00 të BST këtë mëngjes.