
Gjatë bastisjes në një lokal të pa regjistruar në Ferizaj, ku dyshohej për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, policia ka hasur 10 persona të dyshuar të cilët janë shoqëruar në stacion policor dhe janë intervistuar.
Nga të dyshuarit janë konfiskuar 1350 çipa në vlera të ndryshme me të cilët kishin qenë duke luajtur personat e dyshuar, si dhe 1290 euro para.
Për rastin është njoftuar prokurori, i cili e ka cilësuar rastin dhe është duke u hetuar.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.