Loading...

Kroacia bënë kërkrsën e saj për anëtarësim më 21 shkurt 2003 dhe në prill Këshilli i paraqiti Komisionit kërkesën sikurse parashikohej edhe në Marrëveshjen për të përgatitur pozicionimin e vet në lidhje me këtë kërkesë.Një etapë tjetër të rëndësishme për të gjitha vendet e Ballkanit, pra, edhe për Kroacinë, shënoi Samiti i Selanikut mbajtur në qershor 2003, gjatë të cilit Këshilli i Evropës theksoi sërish që vendet e Ballkanit Perëndimor, do të mund të bëheshin pjesë përbërëse integrale e BE-së, sapo të përmbushnin kriteret përkatëse, pra kriteret e Kopenhagenit. Në prill 2004 Komisioni publikoi pozicionin e saj në lidhje me kërkesën për anëtarësim të Kroacisë, i cili marrë në tërësi ishte pozitiv dhe e mbështeste kërkesën, por nga ana tjetër përmendte disa fusha të caktuara, ku nevoitej një aktivizim dhe lëvizje më e madhe nga ana e vendit kandidat, si për shembull në fushën e politikës së mjedisit si dhe në marrjen përsipër të të ashtuquajturave Acquis, pra të të gjithë materialeve ligjore të BE-së.
Kjo bëri që Këshilli Evropian t´i njihte zyrtarisht Kroacisë, në qershor 2004, statusin e kandidatit.Pak kohë përpara Krishtlindjeve 2004, Këshilli Evropian përcaktoi datën e fillimit të bisedimeve të anëtarësimit, 17 mars 2005, duke vënë gjithsesi parakushtin e bashkëpunimit të plotë dhe pa rezerva të Kroacisë me Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve të Luftës për Ish-Jugosllavinë me seli në Hagë. Por duke qenë se kryetarja e kësaj Gjykate, Carla del Ponte, ishte e mendimit se kj nuk mund të thuhej ende për marsin, BE-ja mori vendim për refuzimin e bisedimeve. Megjithatë në të njejtën kohë u përcaktua kuadri për bisedimet e anëtarësimit një sinjal inkurajues ky për Zagrebin në mënyrë që bisedimet për anëtarësimin të mund të fillonin në çdo moment, sapo të konstatohej plotësimi i kushtit për bashkëpunim me Hagën.
Parë nga këndvështrimi kroat si pozitive duhet vlerësuar edhe hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA) në datën 1 shkurt 2005.Kjo Marrëveshje përbën kuadrin kontraktues për marrëdhëniet mes BE-së dhe Kroacisë deri në realizimin e anëtaresimit dhe mbulon fusha të tilla siç është dialogu politik, bashkëpunimi rajonal, përafrimi i legjislacionit të Kroacisë me Acquis të BE-së si dhe bashkëpunimi në fusha të ndryshme të politikës së BE-së.
Krahas kësaj u ngritën një sër komitetesh të përbashkëta në nivele të ndryshme, ndër të tjera një Këshill. Asocimi në nivel ministrash, i cili u mblodh për herë të parë më 26 prill 2005, si dhe një Komitet Stabilizimi dhe Asocimi, i cili seancën e tij të parë e shënoi në mes të korrikut 2005, dhe, në kuadër të të cilit përfaqësuesit e BE-së përsëriten kërkesën e tyre për një bashkëpunim më të mirë të Kroacisë me Gjykatën e Krimeve të Luftës në Hagë. Vetëm në fillim të tetorit, pas bisedimesh dhe debatësh intensive me shteteve anëtare të BE-së, veçanërisht në lidhje me çështjen, së fundmi tejet të diskutuar, të hapjes së bisedimeve me Turqinë, u mor përfundimisht vendimi, se tanimë edhe Kroacia kishte plotësuar të gjitha kushtet paraprake për hapjen e bisedimeve.
Në fund të tetorit 2005 filloi procesi i verifikimit të legjislacionit kroat përmes Komisionit, për të cilin mendohej paraprakisht se do të duhej një vit. Vetëm pas kësaj do të vijonte hapja e kapitullit 35-të të bisedimeve. Pas shumë përpjekjeve e negociatave në mes të Kroacisë dhe Bashkimit Evropian, më në fund Kroacia më 1 korrik të vitit 2013 u bë anëtari i 28 i Bashkimit Evropian. Flamuri i Kroacisë është shtuar përkrah 27 flamujve të tjerë të Bashkimit Evropian në hollin e hyrjes VIP në ndërtesën e Këshillit të Evropës në Bruksel.

VIDEO

Autori
Burim Ugzmajli
Master i Politikave të BE-së

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.